Bashkëkryetari i VLEN, Izet Mexhiti ka reaguar pas miratimit nga Qeveria të tekstit të ri të harmonizuar të Propozim-ligjit për lojërat e fatit, duke e cilësuar këtë si një goditje të fortë ndaj industrisë së bixhozit dhe një hap drejt vendosjes së rendit në këtë sektor, përcjell tetova1
Sipas Mexhitit, masat e reja synojnë mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve dhe familjeve nga varësia dhe ndikimi i bixhozit.
Ai bëri të ditur se me ligjin e ri parashihet që kazinotë dhe lojërat elektronike të jenë të paktën 500 metra larg shkollave, ndërsa ndalohen reklamat që e paraqesin bixhozin si sukses apo zgjidhje jetese.
Po ashtu, sipas tij, ndalohet reklamimi përmes figurave publike dhe përmbajtjeve për të mitur, ndërsa janë mbyllur edhe 358 platforma ilegale online.
“VLEN po godet fort industrinë e bixhozit dhe po vendos rend aty ku për vite me radhë sundonte kaosi.
Qeveria miratoi tekstin e ri të harmonizuar të Propozim-ligjit për lojrat e fatit, me masat më të forta deri më sot për mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve dhe familjeve nga varësia dhe ndikimi i bixhozit.
500 metra larg shkollave për kazinot dhe lojrat elektronike.
Ndalim i reklamave që e paraqesin bixhozin si sukses apo zgjidhje jetese.
Ndalim i reklamimit përmes figurave publike dhe përmbajtjeve për të mitur.
358 platforma ilegale online tashmë të mbyllura.
Ky është vendim i guximshëm që vendos kufi aty ku për vite me radhë kishte heshtje dhe kaos. Po ndërtohet sistem me rregulla të qarta, kontroll dhe mbrojtje për qytetarët.
Fëmijët nuk do të rriten më nën hijen e bastoreve.
Familjet nuk do të lihen përballë varësive.
Shteti tani po vepron!
Dhe, po, ky është ndryshimi që qytetarët e prisnin.
Urime!”, përfundon Mexhiti./tetova1.mk










