Sipas autoriteteve, persona të panjohur përmes numrit të huaj telefonik +639606963624 u dërgojnë qytetarëve mesazhe mashtruese me pretendimin se kanë kryer kundërvajtje në trafik dhe kërkojnë pagesë përmes një ueb-faqeje të rreme ( http://mvr.govmk.cam/mk ).
Nga MPB apeluan që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos ndajnë të dhënat personale apo të dhënat e kartelave bankare në faqe të dyshimta.
“U bëjmë thirrje qytetarëve dhe personave juridikë që të mos hapin linke dhe dokumente të bashkangjitura që nuk vijnë nga dërgues të verifikuar dhe të besueshëm, në mënyrë që të mos bien pre e mashtrimeve të këtij lloji”, theksojnë nga Sektori për Krim Kibernetik.
Autoritetet shtojnë se për të dalluar mesazhet autentike, qytetarët duhet të kontrollojnë nëse si dërgues figuron MVR-SC (në përkthim MPB-Safe Country)./Alsat.mk.










