Trendy

Gjykata e rikthen në punë anesteziologun e spitalit të Tetovës i cili xhiroi dhe i publikoi pacientet femra në Tik Tok

Para 4 orë

Spitali Klinik i Tetovës po fillon një betejë ligjore me gjykatat, pasi atyre iu urdhërua me një vendim të formës së prerë të rikthenin në punë anesteziologun i cili në vitin 2023 u deklarua fajtor për xhirimin dhe postimin e pacienteve femra nga departamenti i gjinekologjisë në një rrjet social Tik Tok.

Mjeku jo vetëm që xhiroi në mënyrë të paligjshme pacientet femra dhe kolegët në departamentin e gjinekologjisë, por gjithashtu transmetoi një pjesë të videos drejtpërdrejt (live) në profilin e tij në Tik-Tok

Drejtori i atëhershëm i spitalit e raportoi rastin në polici, me ç’rast anesteziologu u mor menjëherë në paraburgim dhe u ndalua.

Mjeku, megjithëse u deklarua fajtor dhe u dënua, paditi spitalin për refuzimin.

Analiza e IRL-së e vendimeve përfundimtare të Gjykatës Themelore dhe Civile në Tetovë dhe Gjykatës së Apelit në Gostivar sugjeron se as gjyqtarët dhe as prokurorët nuk bënë një punë të plotë dhe të përkushtuar për ta mbrojtur atë nga interesi publik. Deklaratat e noterizuara nga mjekët e punësuar në spitalin e Tetovës u pranuan si prova në procedurat e përsëritura, të cilët dëshmuan se ai ishte një koleg i mirë dhe se ata nuk e konsideronin atë që ai bëri si diçka serioze.

Spitali i Tetovës nuk është i kënaqur me vendimin e gjykatës dhe beson se në këtë rast të veçantë gjykatat nuk e vlerësuan në mënyrë të kënaqshme specifikën e aktivitetit shëndetësor, mbrojtjen e të drejtave të pacientëve dhe interesin publik.

“Sa i përket kthimit eventual të punonjësit në vendin e punës, institucioni do të veprojë ekskluzivisht në përputhje me ligjin, vendimet gjyqësore dhe rregulloret në fuqi, duke pasur parasysh mbi të gjitha mbrojtjen e pacientëve, standardet profesionale dhe funksionimin normal të veprimtarisë shëndetësore. Gjithashtu, institucioni do t’i shqyrtojë të gjitha bazat ligjore dhe rrethanat relevante që lidhen me statusin e mëtejmë të marrëdhënies së punës së personit”, deklaruan nga Spitali Klinik i Tetovës. /IRL/

Trending