Trendy

Policia me informacione në lidhje me arrestimet gjatë protestës në Shkup

Para 13 orë

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut informoi për Portalb.mk në lidhje me arrestimet e sotme gjatë kohës së protestës. 

“Sot (18 maj) rreth orës 17:45, punonjësit policor nga SPB Shkup kanë arrestuar tre persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut”, raportoi Ministria, duke theksuar se arsye e protestës është prishja e rendit dhe qetësisë publike.

Në njoftim theksohet se arrestimi është kryer para objektit të Ministrisë së Drejtësisë, aty ku edhe planifikohej përfundimit i marshit protestues.

“Dua të sqaroj opinion në lidhje incident që ndodhi pas protestës së sotme. Policia ka ndalur tre persona, një maqedonas dhe dy shqiptarë, pas një zënke që ndodhi pas protestës së sotme”, deklaroi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni.

Studentët nga Shqipëria që morën pjesë në protestë, gjendet në objektin e Ambasadës së Shqipërisë në Shkup.

Me thirrje e pankarta për mundësimin e mbajtjes së provimit të jurisprudencës në shqip përveç maqedonishtes, studentët shqiptarë filluan marshin protestues në Shkup nga Ura e Gurit drejt Ministrisë së Drejtësisë. Ata kërkuan që institucionet shtetërore ta zbatojnë Ligjin e gjuhëve dhe zëri i tyre të dëgjohet.

Trending