Trendy

Trump: SHBA-të do të jenë të kënaqura nëse Irani pranon të mos ketë armë bërthamore

Para 2 orë

Donald Trump ka thënë se SHBA-të do të ishin “të kënaqura” nëse do të arrinin një marrëveshje me Iranin që e pengon Teheranin të pajiset me armë bërthamore.

Presidenti amerikan foli disa orë pas një postimi në Truth Social në të cilin tha se kishte shtyrë një sulm ushtarak të planifikuar për nesër për të lejuar vazhdimin e negociatave, shkruan Sky News.

“Kemi pasur diskutime shumë të gjera me Iranin dhe do të shohim se çfarë do të sjellin ato”, tha Trump.

“Nëse mund të arrijmë një marrëveshje ku asnjë armë bërthamore nuk do të bjerë në duart e Iranit, dhe nëse ata janë të kënaqur, ndoshta edhe ne do të jemi të kënaqur”, shtoi ai.

Trending