Trendy

Mashtrim me shitjen e një Nissan Micra në Tetovë – i dyshuari e rishet automjetin pa pëlqimin e pronarit

Para 2 orë

Më 18.05.2026 në ora 11:00 në SPB Tetovë, një 36-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se është mashtruar nga A.L.(37) nga fshati Pallçisht. Sipas denoncimit, para rreth gjashtë muajve i ka dhënë autorizim për shfrytëzimin dhe drejtimin e automjetit të tij të udhëtarëve “Nissan Micra” me targa të Tetovës, në bazë të marrëveshjes së tyre paraprake me gojë për t’ia shitur për shumën prej 4.500 euro, me pagesë me këste mujore prej 1.000 euro. Siç është denoncuar, A.L. në fillim ka paguar vetëm 1.000 euro, pas së cilës ka ndërprerë pagesën e borxhit të mbetur prej 3.500 euro. Në vend të kësaj, pa dijeninë dhe pëlqimin e pronarit, ai ia ka rishitur automjetin një personi të tretë për shumën prej 3.200 euro. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Trending