Trendy

Ajdari pyet: Kush dha urdhër për ndalimin e studentëve dhe mbi çfarë baze ligjore u pengua protesta?

Para 2 orë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar përgjegjësi nga organet e rendit dhe institucionet të cilët dje devijuan rrugën e studentëve shqiptarë të nisur nga Tirana për të marrë pjesë në protestën studentore.


Sipas koordinatores së grupit parlamentarë, Rina Ajdari ngjarjet e djeshme treguan fytyrën e vërtetë të këtij pushteti duke dëshmuar, frikë nga studentët, frikë nga pakënaqësia qytetare dhe frikë nga çdo zë që nuk mund ta kontrollojnë.


Përgjegjësinë për këto pengesa drejtë studentëve shqiptarë Ajdari e kërkoi nga zv. Kryeministri Sali po edhe zv. Kryeministri Arben Fetai.
“Për këtë arsye kërkojmë përgjegjësi të drejtpërdrejtë nga zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali. Opinioni publik meriton përgjigje të qarta:, kush dha urdhër për ndalimin e studentëve dhe mbi çfarë baze ligjore u pengua protesta? Kërkojmë gjithashtu identifikim dhe përgjegjësi për çdo person dhe institucion që ka marrë pjesë në kufizimin e të drejtave kushtetuese të studentëve. Po ashtu, kërkojmë përgjegjësi edhe nga zëvendëskryeministri Arben Fetai, i cili tashmë është bërë simbol i mungesës politike dhe i heshtjes në momentet kur qytetarët presin qëndrim dhe përgjegjësi”, ka deklaruar Rina Ajdari.


Nga BDI-ja thonë se studentët me protestën e djeshme treguan guxim, dinjitet dhe kulturë demokratike. Shtojnë se protesta studentore tregoi se demokracia nuk mbrohet me heshtje, por me zë qytetar. Ndërkaq, nga BDI, kishin edhe një porosi për pushtetin.

Trending