Trendy

Blerim Sejdiu: Protestat dëshmojnë se shqiptarët janë mashtruar për 22 vite

Para 2 orë

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka reaguar lidhur me protestat e studentëve shqiptarë në Shkup, duke theksuar se ato paraqesin dëshmi të qartë për, siç u shpreh ai, “mashtrimin 22-vjeçar” ndaj shqiptarëve me retorikë patriotike pa zgjidhje konkrete.

Sipas Sejdiut, çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe përfaqësimi i drejtë në institucione po trajtohen seriozisht vetëm tani, nën qeverisjen e VLEN-it.

“Protestat e studentëve shqiptarë sot janë dëshmia më e dhimbshme dhe më e qartë se për 22 vite shqiptarët janë mashtruar me fjalë patriotike, ndërsa të drejtat reale kanë mbetur të pazgjidhura”, ka shkruar Sejdiu.

Ai shtoi se shqiptarët nuk kanë nevojë për “patriotizëm folklorik”, por për zgjidhje reale dhe konkrete për problemet që i prekin./Zyrtare.net

Trending