Një grua 66-vjeçare nga Tetova ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj e ka kërcënuar me thikë në shtëpinë familjare.
Shërbimi i Policisë së Tetovës informon se rasti është raportuar më 19 maj rreth orës 13:30. Sipas njoftimit, një ditë më parë rreth orës 20:00, bashkëshorti i saj 73-vjeçar J.D. e ka kërcënuar me thikë.
Policia po merr masa për sqarimin dhe dokumentimin e rastit.










