Një e treta e gjermanëve vuajnë nga sëmundjet psikike

Autori

Autori

Portali Tetova

March 11, 2024, 09:03

Aktualisht, 31 për qind e popullsisë në Gjermani është e prekur nga ndonjë sëmundje psikike. Kaq shumë të prekur ka edhe në Kinë dhe Tajlandë. Në Shtetet e Bashkuara, deri në 40 për qind e popullsisë vuan nga ndonjë sëmundje si depresioni, ankthi ose çrregullimet e të ngrënit. Ky është rezultati i një sondazhi të bërë nga instituti ndërkombëtar i sondazheve të opinionit publik Ipsos.

Hulumtimi është porositur nga kompania gjermane e sigurimeve AXA, e rezultatet janë publikuar në Raportin e Shëndetit Mendor 2024.

Hulumtimi anketoi 1000 njerëz nga secili prej 16 vendeve në Evropë, Azi dhe Amerikën e Veriut për shëndetin e tyre mendor. Krahasuar me vitin 2023, vihet re se në shumicën e vendeve situata është përkeqësuar në vitin 2024. Në Francë, Irlandë dhe Meksikë, numri i njerëzve me sëmundje mendore u rrit me gjashtë deri në shtatë për qind. Në Turqi, deri në tetë për qind. Vetëm në Filipine në vitin 2024 ka më pak pacientë se një vit më parë.

Përveç kësaj, shëndeti mendor duket të jetë një çështje brezash. Sidomos shpesh, të rinjtë nga mosha 18 deri në 34 vjeç deklarojnë se vuajnë nga ndonjë sëmundje mendore. Në Irlandë, Turqi dhe SHBA preken kryesisht të rinjtë e moshës 18 deri në 24 vjeç. Megjithatë, në grupmoshën 25-34 vjeç, SHBA-të dhe Turqia kryesojnë për nga numri i të sëmurëve mendorë.

Të rinjtë më të rrezikuar

Sipas këtij raporti, 43 për qind e të gjithë të anketuarve nga mosha 18 deri në 24 vjeç deklaruan se kanë probleme psikike. Sëmundjet më të shpeshta janë depresioni, nga i cili vuajnë 22 për qind e të anketuarve, pasuar nga ankthi, fobitë apo çrregullimi i stresit post-traumatik, nga i cili vuajnë edhe 22 për qind e të anketuarve.

Sa më të vjetër të jenë të anketuarit, aq më pak të zakonshme janë sëmundjet mendore. Vetëm 14 për qind e të anketuarve të moshës 65 deri në 75 vjeç deklaruan se vuajnë nga nddonjë çrregullim si depresioni, fobitë dhe të ngjashme.

Por ka dallime jo vetëm në lidhje me moshën, por edhe me gjininë. Gratë raportojnë se kanë probleme psikike më shpesh sesa burrat. Kështu thuhet në 16 vende. Këtu edhe gratë më të reja preken më shpesh sesa gratë e moshuara.

Si konfirmohen sëmundjet

Hulumtimi gjithashtu shpjegon se si personat e intervistuar arrijnë në njohuritë për prekjen nga sëmundjet e tilla. Në Gjermani, shumica dërrmuese (57 për qind) mori një diagnozë nga ndonjë psikolog ose psikiatër. Rreth 17 për qind morën një diagnozë të tillë nga mjeku i tyre i përgjithshëm.

Numri i gjermanëve që kanë arritur në përfundimin se vuajnë nga sëmundje të tilla përmes hulumtimeve personale, si për shembull përmes internetit, është 16 për qind. Në vendet e tjera, kjo përqindje është dukshëm më e lartë. Në Filipine, 60 për qind e të anketuarve kanë ardhur në përfundim se vuajnë nga sëmundje mendore përmes interentit, ndërsa në Turqi 36 për qind.

Ky hulumtim tregon qartë se sa e rëndësishme është ndihma profesionale në rast të ndonjë sëmundje të tillë. Shumica e të anketuarve në Gjermani (57 për qind) thonë se, falë ndihmës profesionale, janë shëruar me sukses nga sëmundja.

Por edhe në Gjermani është i lartë numri i personave të anketuar (24 për qind) që nuk pranojnë trajtim profesional nga psikologë apo psikiatër. Vetëm në Japoni më shumë njerëz (25 për qind) nuk pranojnë ndihmë profesionale në rast të ndonjë sëmundje mendore.

Sipas Shoqatës Gjermane për Psikiatrinë dhe Psikoterapi, Psikosomatikë dhe Trajtim të Sëmundjeve Nervore (DGPPN), “sëmundjet mendore në Gjermani janë ndër katër shkaqet më të rëndësishme për humbjen e viteve të shëndetshme të jetës. Njerëzit me sëmundje mendore jetojnë mesatarisht dhjetë vjet më pak se pjesa tjetër e popullsisë”./DW

Mos e humb

IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data

Më shumë nga kategoria

Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
IMG_6555
Prezantimi i projektit për stadiumin e Tetovës/ Tribuna më e zjarrtë “Marshin Beqiri” do jetë aty!
Fronti Europian
Kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
Izet - Artan
Me sa vota diferencë fitoi VLEN-i në Çair?
Bilall Kasami
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
Bilall Kasami-3
Kasami: Nesër fillojnë negociatat për qeverinë e re mes VMRO-së dhe Koalicionit VLEN
Mickoski
Mickoski: I’a dolëm! Është koha që LSDM dhe BDI të shkojnë në opozitë
Ali Ahmeti
Pse nuk ishin 2 deputetët turk në Reçic të Vogël me Ali Ahmetin?

DIASPORA