Trendy

Dr. Shatri synon që përvojën e tij në shëndetësi ta bartë edhe në Kuvendin e Kosovës

Para 11 orë

Mjeku i njohur dhe specialisti me përvojë të gjatë në shërbim të qytetarëve, Dr. Metë Shatri, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për deputet në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE me numrin 92.

I njohur për profesionalizmin, përkushtimin dhe afërsinë me qytetarët, Dr. Shatri synon që përvojën e tij në shëndetësi dhe shërbim publik ta bartë edhe në Kuvendin e Kosovës, duke qenë zë i fuqishëm për interesat e qytetarëve dhe për një sistem më të drejtë e më funksional.

Kandidatura e tij po mirëpritet nga shumë qytetarë dhe mbështetës, të cilët e vlerësojnë kontributin e tij shumëvjeçar në fushën e mjekësisë dhe angazhimin e vazhdueshëm për të mirën e komunitetit.

Me vizion, profesionalizëm dhe përgjegjësi, Dr. Metë Shatri garon për deputet nga Lëvizja VETËVENDOSJE me numrin 92.

 

Trending