Trendy

Visar Ademi: Taravari – sharrllatani më i madh i skenës politike, para një viti çështjet etnike i quajti “të shekullit të kaluar”

Para 2 orë

Analisti politik, Visar Ademi ka shpërthyer me kritika të ashpra ndaj liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari duke e akuzuar për hipokrizi politike, populizëm dhe bashkëpunim indirekt në forcimin e pushtetit të VMRO-së.

Në reagimin e tij publik, Ademi e cilësoi Taravarin si “sharlatani më i madh i skenës politike” dhe e krahasoi me ish-kryeministrin , duke e quajtur madje “Zoran Zaevi shqiptar”.

Sipas Ademit, është paradoksale që Taravari sot paraqitet me retorikë nacionaliste, ndërkohë që vetëm një vit më parë, në një podcast, kishte deklaruar se çështjet etnike janë “tema të shekullit të kaluar” dhe se këto debate duhet të mbyllen njëherë e përgjithmonë.

“Ky sharlatani më i madh i skenës politike dhe ‘Zoran Zaevi’ shqiptar paska folur, e jo vetëm kaq, por qenka bërë edhe nacionalist ekstrem. Ky që vitin e kaluar i quante çështjet etnike tema të së kaluarës dhe kërkonte mbylljen e tyre”, ka shkruar Ademi.

Ai më tej akuzon Taravarin se ka kontribuar në ardhjen në pushtet të presidentes dhe në forcimin e pushtetit absolut të VMRO-DPMNE-së, duke pretenduar se motivi kryesor i tij ka qenë interesi personal dhe promovimi politik.

“Punoi që të zgjidhet Siljanovska dhe VMRO të ketë pushtet absolut, vetëm sepse e donte foton e vet të varur nëpër bilborde”, thuhet në reagimin e Ademit./Tema.mk/

Trending