Trendy

Sami Lushtaku padit Kurtin për shpifje

Para 2 orë

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se ka dorëzuar këtë të mërkurë një padi për shpifje ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Sipas tij kjo padi ka ardhur pas deklaratave të Kurtit të cilat i ka cilësuar si të pavërteta.

Ai shton se emri, kontributi dhe dinjiteti i tij nuk mund të përdoren për propagandë politike, mashtrime publike e shpifje. Ndër të tjera ai theksoi se çdo person do të përballet para ligjit për çdo shpifje ndaj tij.

“Sot përmes avokatit tim kam dorëzuar padi për shpifje ndaj Albin Kurtit, pas deklaratave të pavërteta dhe tendencioze ndaj meje.

Nuk do të lejoj që emri im, kontributi im dhe dinjiteti im të përdoren për propagandë politike, mashtrime publike e shpifje të ulëta.

Kjo është një përgjigje e qartë për çdo tentativë linçimi politik. Çdokush që shpif e manipulon me të pavërteta, do të përballet me të njëjtin veprim dhe me përgjegjësi para ligjit”, shkruan Lushtaku.

Trending