Trendy

Durmishi për Ora News: BDI i keqpërdori studentët, i sigurojmë se kjo çështje do të zgjidhet (Video)

Para 2 orë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në një paraqitje për televizionin shqiptar “Ora News”, tha se çështja e provimit të jurisprudencës shumë shpejt do të zgjidhet, ndërsa në këtë zgjidhje do të përfshihet të gjitha provimet profesionale, të cilat në të ardhmen do të jepen edhe në gjuhën shqipe.

“Ne i respektojmë protestat, por fatkeqësisht BDI po i manipulon protestat dhe i keqpërdor studentët. Ne i sigurojmë studentët që tashmë kemi gjetur zgjidhje për dhënien e provimit të Jurisprudencës, por po ashtu edhe të të gjitha provimeve tjera profesionale”, tha Durmishi.

Sa i përket deklaratave të ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov, Durmishi përmendi se në të kaluarën gjashtë ministra kanë qenë shqiptarë dhe nuk kanë arritur ta zgjidhin këtë çështje, që provimi i Jurisprudencës të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe.

“Për momentin kjo qeveri nuk ka ministër të Drejtësisë shqiptarë dhe ne i kemi dalë zot kësaj zgjidhje dhe kemi thënë se do ta zgjidhim. Por ajo që është më e keqja është se opozita ka keqpërdorur studentët në mënyrë që të kthehet në pushtet. Partia e cila ka pasur gjashtë ministra të Drejtësisë nuk e ka zgjidhur këtë çështje dhe tani marrin pjesë në protesta”, tha Durmishi.

Trending