Trendy

Tetovarit i ngrihet kallëzim penal për djegie automjeti dhe vjedhje veture në Bërvenicë

Para 2 orë

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj G.S. nga fshati Vollkovi, Tetovë, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “vjedhje”, “marrje e automjetit motorik” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas informacioneve, më 4 dhe 5 dhjetor 2025, në fshatin Bërvenicë, i dyshuari nga shtëpia e ish-të dashurës së tij ka marrë çelësat e një automjeti të pasagjerëve, pas së cilës në të njëjtin fshat e ka djegur veturën.

Pas incidentit, ai në Bërvenicë ka marrë edhe një automjet tjetër në pronësi të një personi tjetër dhe është nisur në drejtim të fshatit Vollkovi.

Trending