Në njërën nga pyetjet në mega-intervistën për emisionin “Dialog te LAJM’i”, kreu i PDSh-së zoti Menduh Thaçi ka folur edhe për pasurinë e tij:
Gazetari: Sa ju jeni i pasur realisht, sepse pasuria e deklaruar vleresohet vetem diku 480 mijë euro? Më lejoni edhe vetem 30 sekonda… Ju i dini narrativat që ekzistojnë në formë mitesh apo legjendash urbane, jo vetem ne Tetovë por edhe në të gjithé Maqedoninë por edhe né gjithë hapësirën shqiptare mbi pasurinë tuaj. Njëri nga ato është se ju nga qiratë e “lnterprometit”, prej kompanive tjera merrni qera diku rreth 400 mijë euro në muaj…disa të tjetë thonë se e keni blerë gjysmën e Tetovës… Çfarë mund të thoni për pasurinë tuaj? A është shumë e madhe ajo pasuri?
Thaçi: Jo! Pasuria ime është aq sa më duhet mua. Sa i duhet njerëzve, familjes, pasardhësve të mi. Unë kam qenë i njohur me shumë profesione, para se të hyjë në politikë. Kam qenë ‘fasader’ i njohur, 11 vjetë…
Gazetari: …aty ku i thoni Ali Ahmetit që ai ka kërkuar dhe ka marrë gjak, ju keni kërkuar vota…aty në atë fjali e shpjegoni se keni qenë murator…Keni 3 vëllezër?
Thaçi: Po… unë jam i katërti. E tash, gjithë këtë kohë me lëvizjet shoqërore, ne e kemi patur edhe dyqanin pemëshitës më të madh!” në qendër të qytetit, Tetovë me vite, që ka punuar 24 orë pa ndërprerë. Baba, ka punuar në Gjermani, e kështu me radhë… Por të gjitha këto çështje do të ishin interesante sikur të kishim biseduar para vitit 2018. Ju e dini se Prokuroria speciale mua më ka votu 18 muaj… Këto “Interpromet”-et, janë fjalët e Ali Ahmetit e njerëzve tjerë, disa prej tyre tanimë kanë vdekë. Provoj edhe njëherë Bilalli, por i thashë se do ta padisë…kujdes, i thashë! Nuk ka asgjë të vërtetë. Mendoj se nëse dikush ka menduar se unë jam aq i pakujdesshëm, dhe se do të mund të luaj me mua dhe me idaren time, ai e ka patur shumë gabim. Une veten e llogarisë njeri të suksesshëm dhe në këtë drejtim jam përkujdes aq sa duhet. Jam përkujdes të kem fëmijë të cilëve duhet tua plotësoj kushtet. Unë i kam dy djemë, pesë mbesa dhe një nip. Dhe ata e kanë të garantuar një normalitet jetësor. Dëshira ime do të ishte që ata u intelektualisht të ngriten dhe jo të lodhen siç është lodhur gjyshi i tyre duke u marré me profesione të ndryshme…Të gjitha transaksionet e mia kanë të bëjnë me legalitet të plotë. Unë kam patur edhe një përparësi tjetër që një kohë të gjatë kam jetuar në një bashkësi familjare të madhe dhe atë shumë mjetesh finansiare që i shihni aty, mbi 70 përqind janë krijuar prej rrogave të mia që i kam l marrë si deputet. Nuk i kam marrë (tërheq) rrogat se kam jetu në një bashkësi. Unë në vitin 2002 jam zgjedhë për deputet… Sa i përket asaj firme që aty flitet , janë shqiptarët të cilët e kanë privatizuar aty firmë, dhe është e vetmja firmë shqiptare që është e privatizuar. BDI-ja luftë ka bërë prej vitit 2003, që ata njerëz të cilët unë i njoh, një pjesë të tyre i kam edhe të afërtë. Dhe një ndër aksionarët në atë firmë ka qenë edhe vëllai im, i cili i ka ble aksione në mënyrë private dhe jo prej berzës… ishte një imitacion i vjeter i strukturave të caktuara maqedonase ta godasin një shqiptar i cili ka ndihmuar që sado-kudo biznismenë të fortë shqiptarë që kanë punuar në Zvicër, Gjermani të kenë një mundësi që të ecin përpara. Edhe BDI-ja, por edhe të tjerët, fokusim e kanë patur këtë çështje. Unë mendoj se dëmi më i madh i shqiptarëve nuk është bërë vetëm në aspektin e të drejtave kombëtare. Në Maqedoni ishte berë diskriminim i jashtzakonshëm në aspektin ekonomik. Kur ta marrësh ta shikosh privatizimin e kapitalit shtetërorë, 99.9% janë maqedonas, për shkak se ata e kanë patur elitën politike e cila aty iu ka mundësuar një gjë të tillë, gjë që kjo nuk ka të bëjë me realitetin.
S’e di…! Unë mendoj se po të kisha qenë në biznes, do të isha mijëra herë më i suksesshëm se në politikë. Se po ju them prej murator dhe fasader që kam punu dhe pastaj kuptohet bashkë me familjen e kemi patur Pemëshitësen më të fortë që ka punuar nga 24 orë në Tetovë, kemi patur prirje të angazhohemi dhe të punojmë pandërprerë që të zhvillohemi ekonomikisht. Por ne asnjëherë s’kemi patur mbështetjen e shtetit, finansimin nga shteti, kredi nga shteti apo të Iranit, apo të Turqisë apo zeqatin e Emirateve etj. Unë jam i njoftur për atë. Nuk pranoj kurrë… me shume miq të fortë muhabeti është ndalë kur m’kanë thënë se do të ndihmojmë finansiarisht, edhe t’fuqishëm shumë. Unë e di një send se në krahasim me këta të rinjtë në politikë, se po të dha lekë dikush në politikë, atëherë ti do të punosh për atë. Mos e mashtro veten! Në momentin e parë jurdo të duhet të marrësh një vendim autonom, ai do të paraqitet dhe do të thotë ky është miku im, dhe do të vendosësh në bazë të interesave të mikut tim, sepse unë të kam finansu. Kjo ska ndodh por as në të ardhmen nuk do të ndodh. Nuk pranoj e asnjë moment transaksione të ndryshme finansiare që më kanë ndihmu mua por edhe PDSh-së. Me një fjalë e kam mbrojtur veten, PDSh-në që mos të bëheni hipotekë e dikujt”, ka thënë kreu i PDSh-së zoti Menduh Thaçi, në emisionin “Dialog te LAJM’in.









