Trendy

Mimoza Musa: VLEN ka më së shumti deputete gra, nuk ka ndodhur ndonjëherë një përfaqësim i tillë

Para 1 orë

Deputetja dhe njëherazi nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa, ka vlerësuar përfaqësimin e grave në grupin parlamentar të koalicionit, duke theksuar se VLEN është ndër subjektet e rralla politike që ka një përbërje kaq të fuqishme të grave deputete.

Në emisionin “Pika e Takimit” në gazetën Lajm, Musa deklaroi se grupi parlamentar i VLEN-it përbëhet nga 7 gra dhe 4 burra, duke shtuar se secila prej deputeteve sjell profesionalizëm dhe vlera të veçanta në funksionimin e grupit.

“Jemi ndoshta ndër të vetmet parti që ndonjëherë ka ndodhur një grup parlamentar të ketë aq shumë gra. Janë 7 gra të cilat secila është e përgatitur dhe kanë kualitetet e saja ku e kanë bërë grupin të ketë ndikimin e gruas në politikë”, deklaroi Musa.

Ajo theksoi se roli i grave në politikë nuk duhet të jetë vetëm formal, por substancial dhe me ndikim konkret në vendimmarrje, duke potencuar se përfaqësimi i grave në VLEN po dëshmon një qasje tjetër në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Trending