Më 22.05.2026, rreth orës 22:45 në Gostivar, zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Gostivarit kanë privuar nga liria V.B. (40) nga Gostivari. Paraprakisht, policia kishte vërejtur se ai, duke drejtuar një automjet të tipit “Renault” me targa të Gostivarit, kishte kaluar në semafor të kuq.
Menjëherë më pas, automjeti është ndaluar dhe gjatë kontrollit është konstatuar se drejtuesi i mjetit nuk posedonte patentë shoferi. Gjithashtu, ai ishte nën ndikimin e alkoolit, ku matjet treguan 0,61 promil alkool në gjak. Automjeti është sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.





