Bota

Gjermani, mjekët dalin në protestë

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

March 11, 2024, 06:03

Mijëra mjekë gjermanë në spitalt universitare kanë dal në grevë për të kërkuar rritje të pagave dhe përmirësime të kushteve të tyre të punës.

– Advertisements –

Sindikata Marburger Bund, e cila përfaqëson mjekët, tha se greva u organizua në dhjetëra qytete, përfshirë qytetet Aachen, Bonn, Këln, Dusseldorf, Heidelberg dhe Mynih.

Gjatë grevës, shumica e spitaleve universitare ofronin vetëm kujdes urgjent dhe shërbime minimale, ndërsa mijëra mjekë u bashkuan në tubime në qendrat e qyteteve për të tërhequr vëmendjen ndaj shqetësimeve të tyre.

Sindikata njoftoi se për shkak të grevës paralajmëruese, pacientët me siguri do të duhet të durojnë kohët më të gjata të pritjes dhe shtyrjen e operacioneve jo-urgjente në ditët në vijim.

Andreas Botzlar, nënkryetar i sindikatës së mjekëve, kritikoi autoritetet për shpërfilljen e problemeve në spitalet universitare dhe dështimin për të ndërmarrë hapat e nevojshme.

“Anëtarët tanë në spitalet universitare kanë orët më të gjata javore të punës, ata kujdesen për numrin më të madh të pacientëve në kujdes maksimal dhe gjithashtu kanë përgjegjësi të tjera si mësimdhënia dhe kërkimi”, tha Botzlar për transmetuesin publik NDR.

Ai theksoi se vendet dhe autoritetet federale duhet të bëjnë “përmirësime thelbësore” në pagat dhe kushtet e punës së mjekëve, në mënyrë që të parandalojnë kolapsin e spitaleve universitare.

Marburger Bund ka vendosur të organizojë një grevë paralajmëruese pasi raundi i katërt i negociatave me vendet federale dështoi muajin e kaluar.

Sindikata kërkon një rritje prej 12,5 për qind të pagave për rreth 20 mijë mjekë në spitalet universitare, si dhe tarifa më të larta për punën gjatë natës, fundjavave dhe festave publike. Mjekët po kërkojnë gjithashtu ndryshime në turnet e gjata dhe aranzhimet e punës në gatishmëri.

Sindikata thotë se paga e mjekëve që punojnë në spitalet universitare është shumë më e ulët se kolegët e tyre në spitalet bashkiake, edhe pse ata duhet të punojnë me turne më intensive.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_9854
Aksidenti në Saraj, nxirret nga vetura një fëmijë 5 vjeçar (Video)
IMG_9841
Aksident në rrugën Rashçe-Saraj, automjeti bie në lumin Vardar
IMG_9551
Njihuni me Ibrahim Kolari nga Dibra e madhe, Biznesmeni dhe filantropisti, aktivist i shquar i diasporës dhe i kombit shqiptar i cili jeton dhe vepron në SHBA
IMG_9836
Mjegulla “paralizoi” Aeroportin e Shkupit! Aeroplanët rrotulloheshin mbi Shkup, disa riorientohen në shtetet fqinje
IMG_9832
Vdiq ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni, Anton Berisha
IMG_9827
Bashar al-Assad është helmuar?