Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se sot ka inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në Stadiumin e Qytetit në Tetovë, përcjell tetova1
Ai bëri të ditur se po punohet për ndërtimin e një stadiumi modern, sipas standardeve të UEFA-s, i cili pritet t’i japë Tetovës infrastrukturën sportive që meriton.
Postimi i plotë:
“Sot inspektova punimet në Stadiumin e Qytetit. Po punohet për një stadium modern, me standarde të UEFA-s, që do t’i japë Tetovës infrastrukturën sportive që meriton!
Në krye të detyrës”, ka përfunduar Kasami./tetova1.mk





















