Trendy

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Para 6 orë

Një tërmet me magnitudë 3.5 shkallë të Rihterit është regjistruar sot në Maqedoninë e Veriut, duke u ndjerë në Shkup dhe zonat përreth. Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e lëkundjeve ishte rreth 10 kilometra në lindje të lagjes Kisella Vodë, ndërsa tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 8 kilometrash.

Dridhjet janë ndjerë nga banorët në orët e para të mëngjesit, por deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet sizmologjike po monitorojnë situatën, ndërsa ekspertët theksojnë se tërmete të kësaj magnitude konsiderohen të lehta deri mesatare.

Trending