Trendy

Osmani: Pretendimet se Stoilkovic është bashkëpunëtor i shërbimeve serbe kërkojnë sqarim urgjent nga institucionet

Para 4 javë

Nënkryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me pretendimet që përfshijnë zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkovic, përcjell tetova1

Osmani vlerëson se informacionet publike që pretendojnë se Stoilkovic është bashkëpunëtor i shërbimeve inteligjente serbe paraqesin shqetësim serioz për një shtet anëtar të NATO-s.

Postimi i plotë i Osmanit:

“Informacionet publike që pretendojnë se Zëvendëskryeministri Stoilkovic është bashkëpunëtor i shërbimeve inteligjente serbe ngrenë shqetësime serioze për një shtet anëtar të NATO-s.

Nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, kjo do të nënkuptonte se informacione dhe procese të brendshme të një qeverie të NATO-s mund të jenë ekspozuar ndaj një shteti jo-anëtar të NATO-s, i cili ruan afërsi të theksuar me Rusinë.

Kjo është çështje e sigurisë kombëtare, integritetit institucional dhe besimit brenda aleancës euroatlantike.

Këto pretendime kërkojnë sqarim urgjent, transparent dhe profesional nga institucionet kompetente”, përfundon Osmani./tetova1.mk

Trending