Trendy

Herolind Rexhepi zgjidhet kryetar i nëndegës së BDI-së në Tearcë

Para 4 javë

BDI dega Tearcë ka njoftuar për zgjedhjen e Herolind Rexhepit në krye të nëndegës së partisë në fshatin Tearcë, duke e vlerësuar atë si një figurë të dijes, përkushtimit dhe edukimit, përcjell tetova1

Në njoftimin e tyre, nga BDI dega Tearcë theksojnë se Rexhepi, profesor i Biologjisë dhe Magjistër i Biokimisë, për vite me radhë ka kontribuar në edukimin e gjeneratave të reja si arsimtar në Sh.F. “Kiril Pejqinoviç”.

“Nga sot, Tearca nuk zgjedh vetëm një kryetar nëndege — zgjedh një njeri të urtë, të afërt me qytetarët dhe të përgatitur për sfidat e kohës”, thuhet mes tjerash në reagim.

Sipas tyre, Herolind Rexhepi vjen me vizion për forcimin e organizimit, afrimin e rinisë, rikthimin e energjisë dhe besimit, si dhe për ta bërë Tearcën një zë të fuqishëm brenda BDI-së.

Njoftimi i plotë:

“Të nderuar qytetarë të Tearcës,
anëtarë dhe mbështetës të Bashkimit Demokratik për Integrim,

Sot, me krenari dhe besim të madh, mirëpresim zgjedhjen e Herolind Rexhepit në krye të nëndegës së BDI-së në fshatin Tearcë.

Herolindi është një njeri i dijes, përkushtimit dhe edukimit. I lindur më 02.04.1984, profesor i Biologjisë dhe Magjistër i Biokimisë, ai për vite me radhë ka edukuar gjenerata të tëra si arsimtar në Sh.F. “Kiril Pejqinoviç”. Me punën e tij, ai ka dëshmuar se investimi më i madh për një komb është arsimi dhe rinia.

Sot, Tearca nuk zgjedh vetëm një kryetar nëndege — zgjedh një njeri të urtë, të afërt me qytetarët dhe të përgatitur për sfidat e kohës. Një njeri që beson në vlerat e dijes, unitetit dhe përparimit.

Herolindi vjen me vizion të qartë:
ta forcojë organizimin,
ta afrojë rininë,
ta rikthejë energjinë dhe besimin,
dhe ta bëjë Tearcën zë të fuqishëm brenda familjes së madhe të BDI-së.

Rruga përpara kërkon punë, sakrificë dhe bashkim. Por me njerëz të përkushtuar si Herolind Rexhepi, Tearca do të ecë krenare dhe e vendosur drejt suksesit.

Urime Herolindit për këtë përgjegjësi të madhe!
Suksese në këtë mision fisnik!
Tearca ka nevojë për njerëz që bashkojnë, motivojnë dhe frymëzojnë. Sot kemi një të tillë në krye të nëndegës sonë”, përfundojnë nga BDI dega Tearcë./tetova1.mk

Trending