Një 51-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar rast të sulmit fizik dhe kërcënimeve në oborrin e shtëpisë familjare, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, përcjell tetova1
Sipas njoftimit, më 23.05.2026, në orën 21:00, në SPB Tetovë, një 51-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se më 20.05.2026, në oborrin e shtëpisë familjare, vëllai i tij S.J. e kishte sulmuar fizikisht djalin e vet dhe e kishte kërcënuar denoncuesin, pasi ky i fundit ishte përpjekur ta mbronte fëmijën.
Policia po merr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit./tetova1.mk










