Trendy
Screenshot

Murtezi: Po e çojmë amanetin në vend, institucionet kanë nisur luftën kundër kumarit dhe kredive të shpejta

Para 3 orë

Institucionet shtetërore kanë nisur të ndërmarrin masa konkrete kundër kumarit dhe kredive të shpejta, me qëllim mbrojtjen e familjeve dhe të rinjve nga pasojat e lojërave të fatit, përcjell tetova1

Kështu ka deklaruar kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit nga radhët e VLEN-it, Muhamed Murtezi, përmes një video-mesazhi ku ka theksuar se shteti po vendos rend në një problem që për vite me radhë është toleruar.

Sipas tij, kazinotë dhe bastoret po largohen nga afërsia e shkollave, ndërsa paralajmërohet edhe ndalimi i reklamave që promovojnë bixhozin, si dhe largimi i aparateve nga lagjet.

“Ne jemi bërë oazë e kumarit. Nuk është normale që fëmijët të kalojnë pranë kazinove për të shkuar në shkollë, e as që familjet të futen në borxhe nga lojërat e fatit dhe kreditë e shpejta”, ka deklaruar Murtezi.

Ai ka theksuar se qëllimi i këtyre masave është mbrojtja e familjeve dhe rikthimi i rendit në shoqëri./tetova1.mk

VIDEO

Trending