Trendy

Zhduken mbi 20 mijë euro nga shtëpia në Gjakovë, babai dyshon te djali: “Edhe më herët na ka vjedhur”

Para 3 orë

Një rast i rëndë vjedhjeje brenda familjes ka tronditur një familje në Gjakovë, ku mbi 20 mijë euro dhe gjësende me vlerë dyshohet se janë zhdukur nga një shtëpi, ndërsa dyshimet e para bien mbi vetë djalin e familjes.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se ankuesi ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi kishte kuptuar se nga shtëpia i mungonin para dhe gjësende me vlerë të konsiderueshme.

Sipas deklarimit të tij, dyshimet kryesore janë mbi djalin e familjes për të cilin ka thënë se edhe më parë kishte kryer vjedhje brenda shtëpisë.

Mesohet se pas zhdukjes së parave, i dyshuari është larguar dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Rasti ka shkaktuar tension dhe tronditje te familjarët, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe lokalizimin e të dyshuarit.

Trending