Trendy

“Maturantja” pas festës rrëmbehet dhe rrihet nga 40-vjeçari me të cilin ishte në lidhje

Para 3 orë

Sipas Prokurorisë Themelore Publike, ngjarja ka ndodhur më 23 maj në orët e hershme të mëngjesit, pasi vajza po kthehej nga mbrëmja e maturës. I dyshuari e kishte ndaluar me veturë dhe pasi ajo kishte hyrë në automjet, ai nuk e kishte dërguar në shtëpi, por kishte vazhduar të voziste duke ia marrë telefonin dhe duke mos e lejuar të largohej.

Situata eskaloi kur automjeti ndaloi në një lokacion, ku 18-vjeçarja tentoi të ikte. Sipas hetimeve, 40-vjeçari e ndoqi, e sulmoi fizikisht dhe e goditi disa herë. Më pas, ai e futi sërish në veturë dhe vazhdoi dhunën, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe gjakderdhje nga hunda.

Vajza në fund arriti të shpëtojë dhe të kërkojë ndihmë nga një kalimtar i rastit.

Nga Prokuroria thonë se bëhet fjalë për një rast serioz me elemente të privimit të kundërligjshëm të lirisë dhe dhunës fizike.

Trending