Trendy

Pa patentë shoferi, arrestohet 39-vjeçari nga Banjica e Poshtme në Gostivar

Para 3 orë

Më 25.05.2026 në ora 03:30 në rrugën „Kej Vardar“ në Gostivar, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Gostivar kanë ndaluar automjetin motorik të udhëtarëve „Ford“ me targa të Kërçovës, i drejtuar nga F.M. (39) nga fshati Banjicë e Poshtme, rajoni i Gostivarit. Me atë rast është konstatuar se personi e drejtonte automjetin pa pasur patentë shoferi.

Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“ sipas nenit 297-a të Kodit Penal, personi është privuar nga liria, ndërsa automjeti është sekuestruar për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Trending