Trendy

Arrestohet 46-vjeçari nga Zhelina, u kap në rrugë ndonëse ishte në arrest shtëpiak

Para 3 orë

Një 46-vjeçar nga fshati Zhelinë është arrestuar nga policia pasi është kapur duke shkelur masën e arrestit shtëpiak.
Sipas njoftimit të policisë, më 24 maj 2026, efektivët e ekipit mobil të Njësisë për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Punë Kufitare dhe Migracion, në zonën e SPB Tetovë, respektivisht në rrugën magjistrale drejt fshatit Sërçinë, kanë ndaluar një veturë “Volkswagen Golf” me targa gjermane, të drejtuar nga M.Z. (46) nga Zhelina.
Gjatë kontrollit është konstatuar se personi kishte vepruar në kundërshtim me masën e arrestit shtëpiak, pasi ishte jashtë shtëpisë dhe adresës ku po e vuante këtë masë. Po ashtu, është konstatuar se ai nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm evropian për përdorimin e automjetit me targa të huaja, ndërsa vetura ndodhej në territorin e Maqedonisë së Veriut për më shumë se gjashtë muaj.

Trending