Trendy

Një vajzë e mitur me dhimbje lindje dërgohet në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup, arrestohet nëna

Para 3 orë

Në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup dje është dërguar një e mitur me dhimbje lindjeje. Pas denoncimit nga ana e Klinikës, policia ka arrestuar nënën e saj, ndërsa me babanë është kryer bisedë zyrtare dhe është njoftuar prokurori publik.

​Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton detajet e ngjarjes në bilancin e sotëm policor:
​”Më 24.05.2026 në ora 15:50 në ISHP ‘Gjinekologji dhe Akusheri’ pranë kompleksit të klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria 38-vjeçaren S.K. nga Shkupi.

Ky veprim ka pasur bazë pas denoncimit paraprak nga institucioni në ora 13:40, ku njoftohej se tek ata ishte sjellë vajza e mitur e S.K. me dhimbje lindjeje. Me babanë e të miturës, B.K. (38), është zhvilluar bisedë zyrtare dhe është njoftuar prokurori publik.”

​Autoritetet po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit, dhe pas dokumentimit të të gjitha provave do të vijojë parashtresa përkatëse ligjore.

Trending