Trendy

Incident në Shkup: Katër turq sulmojnë fizikisht një shpërndarës ushqimi pas një konflikti në trafik

Para 3 orë

Mbrëmë në orën 01:30 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria O.A.(21), A.F.E.(21), T.A.B.(22) dhe A.I.O.(24), të gjithë nga Turqia, duke vepruar sipas një denoncimi të datës 24.05.2026 rreth orës 19:55 se në zonën e Qendrës, pas një mosmarrëveshjeje paraprake në trafik, fillimisht me automjetin e tyre “Audi” kanë goditur motorin e F.M. (20) nga Shkupi, derisa ai po kryente detyrat e punës si shpërndarës, e më pas edhe e kanë sulmuar fizikisht.
​Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijë parashtresa përkatëse.

Trending