Trendy

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj në Arabinë Saudite, i veshur me ihram do të kryejë Haxhin

Para 2 orë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ndodhet në Arabia Saudite ku pritet të kryejë ritualin e Haxhit, ndërsa është parë i veshur me ihram, veshja tradicionale që përdoret nga besimtarët myslimanë gjatë pelegrinazhit të shenjtë, përcjell zyrtare.net

Pritja madhështore që iu rezervua Presidentit Begaj në Arabinë Saudite është cilësuar si një nder dhe krenari për gjithë shqiptarët. Mikpritja zyrtare dhe respekti i treguar ndaj tij dëshmojnë vlerësimin që gëzon Shqipëria dhe populli shqiptar në botën islame dhe në arenën ndërkombëtare.

Vizita e kreut të shtetit shqiptar në vendet e shenjta islame po përcillet me interes të madh edhe në opinionin publik shqiptar, duke u parë si një moment me rëndësi simbolike dhe shpirtërore./ZYRTARE.net/

Trending