Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendim me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht për 0,46 për qind krahasuar me vendimin e mëparshëm të 18 majit.
Sipas vendimit, nga mesnata e 27 majit, benzina dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri shtrenjtohen për 0,50 denarë për litër, ndërsa çmimi i naftës mbetet i pandryshuar.
Çmimet e reja maksimale do të jenë:
Benzina EUROSUPER BS-95 – 87,50 denarë për litër
Benzina EUROSUPER BS-98 – 89,50 denarë për litër
EURODIZEL BS (D-E V) – 92 denarë për litër
Vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) – 94 denarë për litër
Mazut M-1 NS – 51,144 denarë për kilogram
Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftojnë se në tregjet botërore çmimet referente të derivateve të naftës kanë shënuar ulje, por kursi i denarit ndaj dollarit është rritur për 1,0116 për qind, gjë që ka ndikuar në llogaritjen përfundimtare të çmimeve.
Trending










