Trendy

Zv/kryetari i Tetovës Albi Qamili shpërndan dhurata për fëmijët e çerdheve me rastin e Kurban Bajramit

Para 2 orë

Zëvendëskryetari i Tetovës, Albi Qamili, ka njoftuar se sot, në bashkëpunim me shoqatën “Agimi i Bamirësisë”, janë shpërndarë dhurata për fëmijët e çerdheve me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ai theksoi se aktiviteti u zhvillua në atmosferë festive, duke sjellë gëzim dhe buzëqeshje tek më të vegjlit.

“Sot, së bashku me shoqatën ‘Agimi i Bamirësisë’, shpërndamë dhurata për fëmijët e çerdheve me rastin e festës së Kurban Bajramit. Një ditë e mbushur me gëzim, buzëqeshje dhe dashuri për më të vegjlit tanë!”, ka shkruar Qamili.

Trending