Trendy

Tmerr në Shkup: Me motor tërheqin zvarrë fëmijën 12-vjeç

Para 2 orë

Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në lagjen Draçevë të Shkup, ku një fëmijë 12-vjeçar ka mbetur i lënduar pasi dy persona me motor dyshohet se e kanë tërhequr zvarrë nëpër rrugë.

Sipas informacioneve të publikuara nga policia, ngjarja ka ndodhur më 25 maj, rreth orës 14:00. Rastin në SPB Shkup e ka denoncuar B.S. (71) nga Shkupi, i cili ka raportuar se nipi i tij 12-vjeçar, derisa po lëvizte në një rrugë në Draçevë, i është afruar një motor i drejtuar nga një person tjetër.

Sipas denoncimit, pasagjer në motor ka qenë A.H. (18) nga Shkupi, të cilin i mituri e njihte më herët. Në një moment, 18-vjeçari dyshohet se e ka kapur fëmijën për dore, ndërsa motori ka vazhduar lëvizjen, duke bërë që 12-vjeçari të rrëzohet dhe të tërhiqet zvarrë nëpër asfalt.

“Pasagjeri e ka kapur fëmijën për dore, ndërsa motori ka vazhduar të lëvizë, me ç’rast i mituri ka rënë dhe është tërhequr zvarrë nëpër rrugë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe dokumentimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Trending