Sot përkujtohet Nëna Pashke Krasniqi Markaj, e cila më 27 maj 2003 i dha fund jetës pasi iu kthyen eshtrat e dy djemve të saj, Gjovalinit dhe Milanit, të vrarë dhe të zhdukur me forcë nga forcat serbe.
Gjovalin dhe Milan Markaj ishin ndër 374 civilët e vrarë më 27 prill 1999 në masakrën e kryer në fshatrat Mejë dhe Korenicë të Gjakovës. Për vite me radhë ata rezultuan të zhdukur, derisa më 2003 u identifikuan në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë.
Më 24 maj 2003 u bë rivarrimi i tyre në vendlindje. Vetëm tre ditë më pas, pasi mori pjesë në ceremoninë e të pames, nëna Pashke ndërroi jetë, e thyer nga dhimbja për humbjen e bijve të saj.










