Trendy

“Tragjedia e Shkupit”, a ishte me dokumenta të rregullta kamioni nga Kosova? Flet drejtori i doganave

Para 12 orë

Drejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski, ka deklaruar se automjeti transportues me targa të Kosovës, i cili ishte i përfshirë në aksidentin e rëndë trafiku në unazën e Shkupit, ka hyrë në vend përmes Pikës Kufitare Bllacë pa ngarkesë dhe me dokumentacion të rregullt.

Në një paraqitje në emisionin “Top Tema” në Telma TV, Nikollovski theksoi se gjatë kontrollit doganor nuk janë konstatuar parregullsi dhe se si shoferi ashtu edhe automjeti i kanë plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për hyrje në shtet.
“Sipas procedurës doganore, automjeti transportues dhe shoferi i tij i kanë përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për të kaluar në atë pikë kufitare”, ka deklaruar Nikollovski.

Ai shtoi se nga aspekti i procedurave doganore gjithçka është zhvilluar në përputhje me dispozitat ligjore, ndërsa shkaqet e aksidentit dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur do të hetohen nga institucionet e tjera kompetente.
Aksidenti i rëndë në unazën e Shkupit ka ngjallur interes të madh në opinion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vazhdojnë.

Trending