Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore ka njoftuar përdoruesit e stacioneve të pagesës se, pas ndryshimeve në funksionimin e sistemit të pagesave, nga data 15.06.2026 korsitë e shënuara për MTAG në pikat e pagesës do të përdoren vetëm nga automjetet që kanë etiketë elektronike.
Me ndryshimin e lartpërmendur, pagesa me MCard në këto korsi hiqet. Përdoruesit që përdorin MCard do të paguajnë për korsitë e mbetura të disponueshme në stacionin e pagesës, në përputhje me qëllimin e tyre.
Nga NP “Rrugët Shtetërore” u bëjnë thirrje përdoruesve që të respektojnë në mënyrë strikte sinjalistikën vertikale dhe horizontale, si dhe tabelat elektronike informative të vendosura përpara dhe në vetë stacionet e pagesës, ku është bërë një kategorizim i qartë i korsive sipas llojit të pagesës: pagesë elektronike (MTAG / MCARD); pagesë me para në dorë.
Në të njëjtën kohë, për rrjedhën e qetë dhe të sigurt të trafikut, përdoruesit janë të detyruar të ndjekin sinjalistikën për gjendjen e korsive: shigjeta e gjelbër – tregon një korsi aktive (të hapur); shigjeta (X) e kuqe – tregon një korsi të mbyllur.
Mosrespektimi i shënimit dhe qëllimit të korsive mund të shkaktojë bllokime të trafikut dhe të ndikojë në sigurinë dhe efikasitetin e trafikut. Ky njoftim publikohet me qëllim informimin në kohë dhe përshtatjen e përdoruesve me ndryshimet në sistemin e pagesës.










