Trendy

16 shoferë të arrestuar për vozitje të pandërgjegjshme, 14 prej tyre pa patentë shoferi

Para 4 javë

Gjatë 24 orëve të fundit, policia në mbarë territorin e Maqedonisë së Veriut ka privuar nga liria 16 shoferë për drejtim të pandërgjegjshëm të automjeteve. Prej tyre, 14 persona janë kapur duke vozitur pa patentë shoferi, ndërsa njëri ishte i mitur, një tjetër kishte ndalim aktiv për drejtim automjeti dhe një person drejtonte automjetin pa patentë dhe nën ndikimin e alkoolit.
Sipas policisë, në Shkup janë evidentuar tre persona që drejtonin automjete pa leje vozitjeje, katër në Tetovë, pesë në Manastir dhe nga një në Makedonski Brod dhe Veles, ku njëri prej tyre ishte i mitur.
Po ashtu, në Veles është arrestuar një person që drejtonte automjetin pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një tjetër është kapur duke vozitur pavarësisht se kishte masë aktive ndalimi për drejtim automjeti.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë personave do të ngrihen kallëzime përkatëse penale.
Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, të mos drejtojnë automjete pa patentë shoferi, nëse kanë ndalim për vozitje apo nëse janë nën ndikimin e alkoolit, me qëllim që së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt.

Trending