Trendy

Ndërron jetë një foshnja brenda veturës së mbyllur dhe temperatur të lartë, babai ka qenë i dehur ka menduar se foshnja është duke fjetur

Para 3 javë

Babai nga Alabama është arrestuar për vrasje nga pakujdesia, pasi djali i tij njëvjeçar u la për orë të tëra në një veturë të mbyllur.

Fëmija kishte mbetur i mbyllur në automobil për disa orë, në temperatura rreth 35 gradë Celsius, raportojnë mediat botërore. Bota është tronditur nga një tjetër tragjedi e rëndë që ndodhi së fundmi dhe që u shkaktua nga neglizhenca ekstreme.

Tridhjetëvjeçari Logan Keith Chewning nga shteti amerikan Alabama është arrestuar dhe akuzuar për vdekjen e djalit të tij njëvjeçar, pasi fëmija u gjet i pajetë në ulësen e tij të fëmijëve në veturë.

Hetimet policore kanë konstatuar se fëmija ishte lënë në automjet për një periudhë të gjatë kohore, në temperaturë të jashtme prej rreth 35 gradë Celsius. Në vend që të kujdesej për djalin e tij njëvjeçar, babai ka pranuar para autoriteteve se tërë ditën fatale e kishte kaluar duke konsumuar alkool, madje në një moment kishte dalë nga shtëpia për të blerë më shumë pije alkoolike.

Trending