Të mërkurën në ora 13:30 në SPB Tetovë, personi F.I.(36) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 05:30 në rrugën „29 Nëntori“ në Tetovë, një automjet i udhëtarëve „Volkswagen Golf“ ka goditur automjetin e tij „Peugeot 607“ me targa të Tetovës dhe më vonë e ka ndjekur nëpër qytet. Sipas denoncimit, duke ikur në këtë mënyrë nga automjeti, në udhëkryqin midis rrugës „Vidoe Smilevski Bato“ dhe „29 Nëntori“ ai ka vënë re një automjet zyrtar të MPB-së me drita rrotulluese të ndezura pas tij, por nga frika nuk ka ndaluar, por ka vazhduar drejt rrugës së re për në fshatin Poroj, ku ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur me veturën. SPB Tetovë po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.
Trending










