Trendy

Zbatimi i kodit të veshjes në MPB ende i pjesshëm, qytetarët të ndarë për masën e re

Para 2 orë

Pas vendimit për vendosjen e kodit të veshjes në hapësirat e Departamentit për Punë Civile të Ministrisë së Punëve të Brendshme, jo të gjithë qytetarët e respektojnë këtë rregull të ri. Disa prej tyre janë paraqitur me veshje që nuk përputhen me rregullat e përcaktuara, duke treguar se zbatimi i vendimit ende nuk është i plotë.

Megjithatë, pavarësisht moszbatimit të plotë të tij, disa qytetarë e konsiderojnë këtë vendim si një masë të duhur, duke theksuar se institucionet duhet të ruajnë seriozitetin dhe rendin.

“Pajtohem absolutisht, nuk mundet me papuçe të hyjë dhe të marr letërnjoftimin”- tha një qytetar

“Në përgjithësi pajtohem me rregullat, nëse i vendos Ministria, duhet t’i respektojmë. Tani nuk mundë të hyjë në detaje nëse janë të mira apo jo”- tha qytetari

“Po normalisht, ashtu duhet të jetë”- u shpreh qytetari

“Po pajtohem, nuk mundet i zhveshur lart e të hyj nëpër institucione , duhet të ketë standarde”- tha qytetari

Ministria e Punëve te Brendshme arsyetoi vendimin duke thënë se këto masa do të shërbejnë për ruajtjen e profesionalizmit, dinjitetit institucional dhe kulturës së respektit të ndërsjellë duke mos përjashtuar edhe të gjithë të punësuarit.

Trending