Trendy

Përleshje në mes të Gostivarit, qytetari thotë se u sulmua para lokalit

Para 7 orë

Një 41-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski”.

Sipas denoncimit, ai ishte duke ecur në trotuar pranë një objekti hotelierik kur është ndaluar nga pronari i lokalit, me të cilin kishte mosmarrëveshje të mëhershme.

“I njëjti e ka sulmuar fizikisht, por është ndaluar nga kalimtarët e rastit”, njofton policia.

SPB Gostivar po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

Trending