Trendy

Nëntë shoferë të arrestuar, vozitnin pa patentë dhe nën ndikimin e alkoolit

Para 5 orë

Nëntë shoferë janë privuar nga liria gjatë 24 orëve të fundit për drejtim të pandërgjegjshëm të automjeteve, ndërsa disa prej tyre kanë vozitur pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në territorin e Shkupit katër persona kanë drejtuar automjete pa poseduar patentë shoferi, ndërsa dy persona nga Kavadari kanë drejtuar motoçikleta pa dhënë provimin për patentë.
Po ashtu, një shofer nga Shkupi ka drejtuar motoçikletë pa patentë shoferi, ndërsa motoçikleta ka qenë edhe pa regjistrim të vlefshëm.
Gjatë kontrolleve policore janë privuar nga liria edhe dy persona që kanë drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit. Një shofer nga Makedonska Kamenica ka drejtuar moped me 1,52 promil alkool në gjak, ndërsa një shofer nga Shkupi ka drejtuar automjet transportues me 2,20 promil alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.
MPB apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjete pa patentë shoferi, me ndalim drejtimi apo nën ndikimin e alkoolit.

Trending