Trendy

Dështojnë bisedimet mes ASH-së së Selës dhe VLEN-it për t’u bërë pjesë e qeverisë, ja çfarë postesh ka kërkuar Ziadin Sela

Para 2 orë

Tema.mk mëson ekskluzivisht se kanë dështuar bisedimet ndërmjet Aleancës për Shqiptarët të udhëhequr nga Ziadin Sela dhe koalicionit VLEN për përfshirjen eventuale në qeveri.

Sipas burimeve të Tema.mk, në negociatat e zhvilluara ditëve të fundit, Ziadin Sela ka kërkuar një ministri, postin e drejtorit të MEPSO-s, si dhe pozitën e zëvendësdrejtorit të Doganave.

Edhe pse Sela në disa paraqitje publike ka deklaruar se nuk ka pasur oferta apo kërkesa konkrete për hyrje në qeveri, burime të afërta me bëjnë të ditur se negociatat kanë ekzistuar, por kanë përfunduar pa marrëveshje./Tema.mk/

Trending