Trendy

21 vjeçari nga Maqedonia dënohet me 15 vite burg në Austri, planifikoi sulm terrorist në koncert

Para 3 orë

Një gjykatë në Wiener Neustadt të Austrisë ka dënuar me 15 vjet burg 21-vjeçarin Beran A., me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut dhe nënshtetësi austriake, i cili pranoi se kishte planifikuar një sulm terrorist gjatë një koncerti të këngëtares në Vjenë.

Sulmi ishte planifikuar të kryhej në gusht të vitit 2024, ndërsa i akuzuari në gjykatë pranoi edhe disa vepra të tjera të lidhura me terrorizmin, përfshirë planet për një sulm në Mekë, raportojnë mediat perëndimore.
Para shpalljes së vendimit, Beran A. shprehu keqardhje për veprimet e tij, por kjo nuk ndikoi në vendimin e jurisë, e cila e dënoi me 15 vjet heqje lirie.

Ai ishte arrestuar pas informacioneve të siguruara nga (CIA), vetëm pak ditë para koncertit të parë të Taylor Swift në stadiumin në Vjenë.
Pas zbulimit të planit terrorist, autoritetet anuluan menjëherë tre koncertet e planifikuara të këngëtares, duke zhgënjyer rreth 200 mijë fansa dhe vetë artisten.
Sipas Prokurorisë, 21-vjeçari ishte radikalizuar dhe kishte shprehur besnikëri ndaj . Hetimet zbuluan se ai kishte tentuar të siguronte armë të ndryshme, përfshirë një mitraloz dhe një granatë dore, por pa arritur t’i sigurojë ato.
Psikiatri i gjykatës, , deklaroi se i dënuari nuk shfaqte shenja të sëmundjes mendore dhe se nuk ekzistonte “asnjë shpjegim psikiatrik” për radikalizimin e tij.

Trending