Një motorist 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Shkup.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme për mediumin Skopje1.mk, aksidenti është raportuar në ora 22:21 në kryqëzimin mes bulevardit „Nikola Karev“ dhe rrugës „Prohor Pçinski“.
Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë „Audi A4“, e drejtuar nga N.H. (31) nga fshati Vizbegovë, një motoçikletë „BMW“ e drejtuar nga M.F. (19) nga Shkupi dhe një motoçikletë „Honda HDV“ e drejtuar nga N.B. (21) nga Shkupi.
Trending










