Trendy

Drama në Leshnicë, dy turistë lëndohen pranë ujëvarave, shpëtohen nga një banor i Bozofcës

Para 2 orë

Një operacion shpëtimi është zhvilluar pasditen e së premtes në zonën e Leshnicës, pasi dy persona kanë pësuar lëndime pranë ujëvarave të njohura në Kodrën e Diellit informon Tetovasot.
Sipas policisë, më 29 maj 2026 në ora 15:18 është raportuar se dy persona kishin nevojë për ndihmë në një terren të vështirë malor dhe me qasje të kufizuar.
Menjëherë në vendngjarje është dërguar një ekip policor nga Stacioni Policor i Kodrës së Diellit, ndërsa për shkak të terrenit të pakalueshëm, një banor nga fshati Bozofcë me automjet terreni ka arritur deri te të lënduarit dhe i ka evakuuar në mënyrë të sigurt.
Njëri prej tyre, T.B. (27) nga Shkupi, ka pësuar lëndime në dorë dhe më pas është transportuar me automjet privat drejt një spitali në Shkup për trajtim mjekësor.
Rasti po dokumentohet nga autoritetet kompetente.

Trending