Më datë 29.05.2026 në ora 12:10 në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, inspektori për të mitur nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar, në prani të prindit (nënës), ka privuar nga liria të miturin 17-vjeçar nga fshati Vërbjan, komuna e Mavrovës dhe Rostushës. I mituri paraprakisht, më datë 28.05.2026, ka qenë pjesëmarrës në një aksident komunikacioni te raportuar ne Gostivar duke drejtuar një motoçikletë “Jonway” me targa te Gostivarit, pa dhënë provimin për shofer dhe pa leje drejtimi, me çka ka kryer vepër penale sipas nenit 297/a të Kodit Penal. Motoçikleta është sekuestruar perkohësisht. Pas kryerjes së bisedës dhe dokumentimit te ngjarjes, do te vijojë parashtresa përkatëse.
Trending










