Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) ka miratuar vendim të ri për çmimet me pakicë të derivateve të naftës, i cili do të rrisë çmimin e benzinës nga mesnata, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të lirohen dukshëm.
Sipas vendimit, çmimet e benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 do të rriten me 0.50 denarë për litër krahasuar me vendimin e mëparshëm të 26 majit 2026.
Kështu, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 është 88 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet me çmim prej 90 denarë për litër.
Çmimi i Eurodizelit (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të ulet me 6.50 denarë për litër.
Çmimi i ri i dizelit do të jetë 85.50 denarë për litër, dhe i vajit ekstra të lehtë përamvisëri 87.50 denarë për litër.
Ulje ka edhe te mazuti M-1 NS, çmimi i së cilës ulet me 3,238 denarë për kilogram.
Sipas vendimit të ri, mazuti do të shitet me çmim prej 47,906 denarë për kilogram.
Sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, çmimet më të larta me pakicë të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport janë:
- Eurosuper BS-95 – 88 denarë për litër,
- Eurosuper BS-98 – 90 denarë për litër,
- Eurodizel BS (D-E V) – 85.50 denarë për litër,
- Vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) – 87.50 denarë për litër,
- Mazut M-1 NS – 47,906 denarë për kilogram.
Kompania OKTA sot njoftoi se ka vendosur të bëjë zbritje të përkohshme prej dy denarë për litër për benzinën me oktan 95 dhe 98. Zbritja, sipas kompanisë, e cila është furnizuesi më i madh i naftës dhe derivateve të naftës në vend, do të fillojë nesër (2 qershor) dhe do të zgjasë deri më 16 qershor.
Qeveria në seancën e djeshme, të cilën e njoftoi një ditë më parë kryeministri Hristijan Mickoski, vendosi ta zgjasë masën për uljen e akcizave për derivatet e naftës deri më 15 qershor dhe informoi se në bisedimet me OKTA-n është rënë dakord për një zbritje shtesë prej dy denarësh për litër, e cila do të fillojë të zbatohet nga 1 qershori, pra sot.
Kryeministri Hristijan Mickoski pardje, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, tha se pret që çmimet e karburanteve të stabilizohen, duke shtuar se vendi do të vazhdojë të ketë çmimet më të ulëta për derivatet e naftës në rajon.










